Analisti Lulzi Peci, ka alarmuar se çfarë mund të ndodhë pas 6 shtatorit.
“Unë si qytetar i Kosovës i frikohem një skenari të tmerrshëm që neve mundet me na prit pas shtatorit, sepse e përmenda edhe një herë derdhjen e gjakut, problemi i kësaj është se na mundemi të mbërrijmë në një situatë më të komplikuar e deri në atë pikë që zoti Kurti me shpall gjendjen e jashtëzakonshme pa kurrfarë baze ligjore, pa parlament, pa kurgjo, edhe atëherë ne hyjmë në diçka që ende s’e ka pa Kosova me sy të vet edhe atëherë hap dyer për shumë procese politike si të brendshme, por po ashtu edhe me veriun, po ashtu edhe me krejt situatën këtu, kjo për mu është sistem kam ankth, ta them…”, tha ai, duke shtuar se druhet se Kurti mund t’i tejkalojë kompetencat për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. RTV21.21Media/






