Ramadani për personin e arrestuar: S’është mërgimtar, Haxhiu dhe Dehari do të japin përgjegjësi që e lanë të hyjë

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari do të jepni përgjegjësi.

Kjo pasi personi që e kërcënoi me pushkatim Ramush Haradinajn në kuvendin e Kosovës, nuk është mërgimtar.

Haradinaj pyeti pse u lejua të hynte, kur Kuvendi ishte hapur për mërgimtarë.

Postimi i plotë:

Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari do të jepni përgjegjësi!

Ky gjakprishur dhe thirrës për vrasje nuk është mërgimtar.

Pse e latë të hyjë në Kuvend sot?

Apo, mos e ftuat ju?

Shumë detaje do të dalin për këtë dhe për shumëkënd.

Duhet të jepni përgjigje:

1. Kush e ftoi këtë në Kuvend?

2. Kush e lejoi një jo-mërgimtar të futet në Kuvend në ditën kur Kuvendi ishte i hapur për mërgimtarët?

3. A e njihni ju VV-ja këtë person dhe si e njihni?

4. Shok i cilit spiun të Serbisë është ky person dhe si u bë që ju VV-ja e njihni?

5. Pse ia hapët derën një personi të këtillë?

Të ngjashme

Të fundit