Prokuroria autorizon Policinë të hetojë kërcënimin ndaj një polici përmes rrjeteve sociale

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur veprimet hetimore lidhur me disa postime të publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar një zyrtar policor.

Prokurori kujdestar ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Në kuadër të hetimeve, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të sigurojë dhe administrojë pamjet nga kamerat e sigurisë në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave relevante.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sigurimin e provave të nevojshme, në përputhje me kompetencat dhe dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./teve1.info/

Të ngjashme

Të fundit