Ramadani: Nuk duhet më asnjë ditë të lihet Policia pa vetura, pa uniforma, pa pajisje teknike, madje pa fotokopje

- Advertisement -

Në 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka kërkuar një program të veçantë nacional për zhvillimin dhe modernizimin e Policisë.

Ramadani thekson nevojën për rritje të pagave dhe buxhetit, forcim të njësive të specializuara, veçanërisht në sigurinë kibernetike, përmirësim të pajisjeve dhe kapaciteteve hetimore, si dhe sigurim shëndetësor e pako sociale për pjesëtarët e Policisë.

Ai ka uruar policët për 27-vjetorin, duke përkujtuar me respekt edhe policët që ranë në krye të detyrës.

Të ngjashme

Të fundit