Haradinaj përkujton Hajdar Ahmetin në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta

- Advertisement -

Ramush Haradinaj ka përkujtuar luftëtarin e lirisë, Hajdar Ahmetin, në 23-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Ahmetit në UÇK dhe më pas në Policinë e Kosovës, ndërsa ka marrë pjesë edhe në zbulimin e pllakës së Shtabit Lokal të UÇK-së në Berjah.

Ai ka shprehur nderim për veprën e Ahmetit dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, me nderim dhe respekt, kujtuam veprën jetësore në shërbim të atdheut të luftëtarit të lirisë, Hajdar Ahmeti, në 23-vjetorin e shkuarjes së tij në përjetësi.

I brumosur në familjen atdhetare të Zeqë Tahirit nga Reka e Keqe e Gjakovës, Hajdari ishte bashkuar në rreshtat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me babain e tij, Hasanin. Kontributin ndaj atdheut e vazhdoi edhe në uniformën e Policisë së Kosovës, deri në momentin kur u nda nga jeta pabesisht.

Po ashtu, së bashku me bashkëluftëtarë dhe banorë, mora pjesë në zbulimin e pllakës së Shtabit Lokal të UÇK-së të fshatit Berjah, trevë kjo që i doli zot atdheut, duke i dhënë dëshmorë dhe luftëtarë të shquar.

Lavdi e përjetshme veprës dhe kujtimit të Hajdar Ahmetit dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit