Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave, popullin dhe qeverinë amerikane.
Ramadani tha se Aleanca e konsideron të përjetshme rëndësinë dhe miqësinë e Kosovës me SHBA-në, duke theksuar se kjo marrëdhënie, sipas tij, është e bazuar në parimet e lirisë, paqes, barazisë dhe dinjitetit njerëzor.
“Në përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Aleanca dhe populli i Kosovës kujton me dhimbje të gjitha viktimat e pafajshme dhe shprehim solidaritetin me familjet e tyre, popullin, qeverinë e SHBA-ve. Aleanca e beson se rëndësia e Kosovës dhe SHBA është e përjetshme dhe si e tillë do kultivohet dhe mbahet përjetësisht. Miqësia jonë është e bazuar në parimet e lirisë, paqes, barazisë dhe dinjitetit njerëzor”, tha ai






