-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Ramabaja për ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë: Veprim i stërvonuar

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

E për njohësin e çështjeve politike, Sadri Ramabaja ky veprim është i stërvonuar, sepse sipas tij aktakuza mund të bëhej më herët.

Por Ramabaja theksoi se fakti që përgatitja e aktakuzës është bërë në koordinim dhe bashkëpunim me miqtë tanë do të ketë efekt pozitiv.

“Është një veprim që Prokuroria Speciale e Kosovës për gjykimin tim e ka stërvonuar, do të mund ta bënte më herët, sidoqoftë më mirë tash se më vonë ndërkaq faktin që u bë e ditur se pregaditja e aktakuzës ka qenë një proces koordinimi dhe bashkëpunimi edhe me miqtë tanë besojë që do të ketë efekte pozitive“ – ka thënë ai në „Info Nata“ në Tëvë1.

Tutje, Ramabaja tha se akti agresor është i menaxhuar e drejtuar drejtë për drejt nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa tha se grupi është i financuar nga Serbia.

“Ai grup është financuar drejtëpërdrejtë nga Serbia“ – deklaroi ai.

Ramabaja përmendi edhe reagimet e politikanëve serb, teksa shtoi se reagimet tregojnë se ky proces do të ketë kosto për Serbinë.

“Reagimet shqetësuese të politikanëve serb dje dhe sot rreth kësaj çështje flasin se sigurisht që ky proces do të ketë kosto për Serbinë“, tha ai.

Ramabaja në “Info Nata“ në Tëvë1, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se tashmë ky dialog nuk ka kurfarë kuptimi.

Ai përmendi edhe dezinformatat që kanë qarkulluar sot kinse Qeveria e Kosovës ka refuzuar takimin trepalësh në Bruksel.

“Dialogu tashmë është gati pothuajse i ezauruar, nuk ka kurfarë kuptimi, megjithatë edhe sot pati dezinfromata nga Beogradi se sikur gjoja Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar takimin tre palësh, ç’është e vërteta ishte krejt e kundërta, ishte Serbia që nuk kishe pranuar takim trepalësh“ – u shpreh Ramabaja.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten në Prishtinë se aktakuza ka mundur të ngrihej më herët, por “më mirë vonë se kurrë”.

Ai e përsëriti kërkesën e autoriteteve kosovare që Serbia të bashkëpunojë dhe ta dorëzojë tek ato Radoiçiqin, sepse “krimin e ka kryer në Kosovë, e Banjska është në Zveçan të Kosovës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit