Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka deklaruar se ish-kryeparlamentari i Kosovës është në gjendje të mirë dhe mbetet pozitiv pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale.
Dixon tha se Veseli është i gatshëm të vazhdojë betejën ligjore përmes procesit të apelimit.
Dixon deklaroi po ashtu se mbrojtja do të punojë për të kundërshtuar vendimin dhe për të paraqitur argumentet e saj gjatë fazës së ardhshme të procesit.
Ai theksoi se Veseli synon që përmes apelit të dëshmojë pafajësinë e tij dhe të pastrojë emrin.
“Ai është në një ndjesi të mirë dhe është pozitiv për të luftuar apelin, që të jetë në gjendje për të pastruar emrin e tij dhe për të dëshmuar që është i pafajshëm”, potencoi avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, në intervistë për Klan Kosova.






