28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ramabaja e quan të stisur bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin

- Advertisement -

Profesori, Sadri Ramabaja ka thënë se komunikimi i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin serb, Milan Radoiçiq është kryetemë e stisur.

Sipas tij, në këtë kurth ka rënë një gazetar, siç e quan ai i papërgjegjshëm.

“Mendoj që është kryetemë e stisur dhe kurth në të cilin një gazetar i papërgjegjshëm e ka qitur pothuajse gjithë hapësirën mediatike, jo vetëm në Prishtinë por edhe në Tiranë. Ky është një sukses i madhe i tij, është komplet një stisje që nënkupton që është përgatitur kohë të gjatë… kemi të bëjmë në një bisedë që është bërë që një kohë të gjatë dhe të risillet tash kjo nënkupton që kjo është thjeshtë montim”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Tutje, ai ka thënë se çfarëdo që do të prekte çështjen e veteranëve të luftës nuk do të duhej të diskutohej, jo vetëm me Radoiçiqin, por me asnjë nga Lista Serbe

“Nuk ka pasur nevojë që të shndërrohet në kryetemë…Mendojë që secili që ka të njëjtën pozitë si të saj, që e ka përshkrim të punës koordinimin e aktivitetit politik në kuptimin e bashkëpunimit me grupet parlamentare në Kuvend do të kishte biseduar. Çështja është se çfarë te kanë bisedu dhe në këtë pikëpamje kam qëndrimin tim. Çfarëdo që do të prekte çështjen e veteranëve të luftës mendoj që nuk do të duhej të diskutohej, jo vetëm me Radoiçiqin, por me asnjë nga Lista Serbe”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit