28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Berisha: Glauku duhet ta pyes babain e tij se çfarë është tradhtia kombëtare, “i ka hipur skijave”

- Advertisement -

Zafir Berisha nga NISMA Socialdemokrate thotë se kryeministri Albin Kurti duhet dalë para qytetarëve të Kosovës dhe të jap llogari për bisedat e publikuara mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me kryeterroristin Millan Radoiçiq.

Sipas Berishës, përveç Kusari-Lilës, përgjegjësi morale dhe ligjore duhet të jap edhe Kurti.

“Unë kam drejt si qytetar në radhë të parë me dyshua se pushteti aktual ka provuar pasi nuk i dhezen fotografitë e Xhelal Sveçles nga malet e veriut d.m.th kanë provuar pra me shpërqendrua vëmendjen nga një skandal për të cilin mendoj se përveç Mimoza Kusari-Lilës llogari dhe përgjegjësi ligjore dhe morale para qytetarëve duhet të jap edhe Kurti”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkohë, Berisha ka reaguar edhe lidhur me deklaratat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, i cili ka thënë se biseda e Kusari-Lilës me Radoiçiqin nuk është tradhti kombëtare.

Berisha tha se Konjufca duhet ta pyes babain e tij për tradhti kombëtare, duke shtuar se i njëjti “i ka hipur skijave”.

“Glauku nuk e dinë se çfarë është tradhtia kombëtare, duhet ta pyes babain e tij. Ai i ka ‘hipur skijave’, e ka hupur rrugën në oborr, për keqardhje. Ndërsa, Albini në të njëjtën intervistë thotë se nuk e kam parë bisedën, pas një minute thotë se është e montuar. Si mund ta dijë që është e montuar pa e parë dhe dëgjuar?. Kam qenë 10 vjet deputet dhe e di që shefja e grupit parlamentar koordinon agjendën e partisë, në këtë rast partia në pushtet nuk ka mundësi që vetë me u koordinua kokë në vete me Radioçiqin pa e ditur shefi i partisë në këtë rast Kurti”, tha ai./teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit