Rama, VV-së: Para pesë vjetëve s’latë mjet pa përdor për me e blloku, sot krenoheni me Sunny Hill-in

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka akuzuar zyrtarët qeveritarë për ndryshim të qëndrimeve në lidhje me festivalin Sunny Hill.

Rama shkroi në Facebook se të njëjtët që, sipas tij, para pesë vitesh bënë përpjekje për ta bllokuar festivalin dhe e akuzuan atë si “hajn”, tashmë po e lavdërojnë dhe po krenohen me suksesin e tij.

“Për këtë Sunny Hill, para 5 vjetëve s’keni lon asnjë mjet pa përdor për me e blloku. Mu m’patët shpallë hajn. Sot, për të njëjtin festival, po thurni lavde e po krenoheni me të”, shkroi ai.

Rama i referohet çështjes së parcelës në Bërnicë të Poshtme, e cila me vendim të Komunës iu dha në shfrytëzim afatgjatë organizatorëve të festivalit. Çështja kishte shkaktuar përplasje politike para disa vitesh, kur propozimi për dhënien e rreth 17 hektarëve tokë për 99 vjet hasi në kundërshtime dhe vonesa, duke rrezikuar mbajtjen e festivalit në Prishtinë. Më vonë, projekti u realizua dhe festivali u zhvendos në lokacionin e ri në Bërnicë.

Të ngjashme

Të fundit