8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Rama: Sot përcjellim shqiptarin që i përket botës

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalimin pas homazheve të bëra për shkrimtarin Ismail Kadare.

Për Kadarenë, Rama tha se nuk u laureua me Nobelin për Letërsi, por mbeti në arkivat e Nobelit. Para të pranishmëve, Rama tha se Kadareja është shqiptari që i përket botës, duke shtuar si ai “erdhi në këtë botë, shkroi dhe iku”.

“Nuk e mori çmimin Nobel por mbeti në arkivat e Nobelit, i vetmi kandidat që ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Erdhi shkroi dhe iku. Ne i kemi një referim, të respektojmë ikjen duke i dhënë një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pa kërkuar, as nga fqinjësia e padëshiruar që e kishte lemeri, as nga tubimet e fjalimet që i kishte llahtari”, ka thënë ai.

Rama ka bërë të ditur se Kadare do të varroset vetëm me pjesëmarrjen e familjes, e kjo me kërkesë të bashkëshortes së shkrimtarit, Helena Kadare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit