Rama shkon në Prekaz, ngushëllon familjen Jashari për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar familjen Jashari për të shprehur ngushëllimet e tij me rastin e ndarjes nga jeta të luftëtarit dhe figurës së njohur kombëtare, Sahit Jashari.

Rama bëri të ditur se së bashku me ekipin e Kryeqytetit, si dhe me kryetarin dhe përfaqësues të Komunës së Drenasit, kanë qëndruar pranë familjes Jashari për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Ai e cilësoi Sahit Jasharin si një figurë të ndritur që me urtësinë, dinjitetin dhe përkushtimin e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, duke shtuar se trashëgimia dhe trimëria e tij do të mbeten frymëzim për brezat që vijnë.
Rama u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan, duke theksuar se kujtimi për heroin Sahit Jashari do të mbetet i përjetshëm.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me ekipin e Kryeqytetit, Kryetarin dhe ekipin e Komunës së Drenasit, patëm nderin të jemi pranë familjes Jashari për të shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me respekt e përulësi kujtuam jetën dhe veprën e bacës Sahit Jashari, një figurë të ndritur që me urtësinë, dinjitetin dhe përkushtimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

Trashëgimia dhe trimëria e tij do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë, ndërsa emri i tij do të kujtohet gjithmonë me nder e respekt.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heorin Sait Jashari.

Të ngjashme

Të fundit