Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se po vazhdon dita e dytë e Samitit Ekzekutiv të FIFA-s në Majami, ku po diskutohen tema strategjike për të ardhmen e futbollit global.
Sipas Ademit, sesionin e sotëm e hapi Elkhan Mammadov, i cili theksoi se FIFA tashmë ka një vizion të qartë për secilën federatë, ndërsa fokusi i radhës mbetet realizimi i projekteve konkrete për zhvillimin dhe modernizimin e futbollit.
Ai bëri të ditur se temat kryesore të samitit lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit dhe se përmes programeve të FIFA-s, përfshirë FIFA Forward, federatat anëtare do të mbështeten në zbatimin e projekteve afatgjata.
Ademi theksoi se Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të punojë me përkushtim për avancimin e futbollit në Kosovë dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për brezat e ardhshëm.






