Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka qeshur kur u pyet për zërat “se do të arrestohet”.
Për këtë temë, Rama tha në Pressing në T7:
“Unë i shoh më shumë si lojëra politike, tentojnë mi frikësu apo përmes shantazheve me ndal çdokënd që përballet me mospunën e tyre”.
“Mua nuk mundet me më frikësu askush, gjithmonë jam i hapur, proceset në kryeqytet janë të hapura”, deklaroi Rama në Pressing, transmeton Express.
Edhe për çështjen e legalizimit, ai tha “çdo gjë është ligjore” e sipas tij “mundohen me fsheh mospunën e tyre, duke tentu me frikësu njerëzit që e ngrisin zërin kundër mospunës së tyre”.
Video:






