Rama për marrëveshjen e gazit me ShBA-në: Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike

- Advertisement -

Kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë detaje lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në për gazin e lëngshëm.

Rama tha se kjo marrëveshje e ndihmon Shqipërinë drej pavarësisë energjetike, duke shtuar se Shqipëria do të furnizohet me gaz natyror nga ShBA për një periudhë 20-vjeçare.

“Ishte kjo një javë ku hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike. Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar tha se bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja.

“Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme”.

“Vlora do të kthehet kësisoj në një nyje të rëndësishme, qoftë për shfrytëzimin, por qoftë edhe për eksportin e gazit përmes Tap-it, sepse pjesë e kësaj marrëveshje është dhe investimi për lidhjen me tubacion të Vlorës me Fierin ku ndodhet dhe gazsjellësi Transadriatik”, u shpreh Rama./TCh

Të ngjashme

Të fundit