Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Ditën e Evropës.
Kësisoj me rastin e kësaj dite, Rama ka ngjyrosur shkallët e lagjes Arbëria me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se rrugëtim i Kosovës drejt BE-së është i natyrshëm dhe i pashmangshëm.
Njoftimi i tij:
Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm.
Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi.