13.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Konjufca “modest”: Edhe na kemi mu harxhu; as nuk e kemi ditë që kemi me përfundu në politikë

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka biseduar me disa studentë të një kolegji privat në njërën nga sallat e Kuvendit. Ai u ka folur për sfidat e jetës dhe hyrjen e Vetëvendosjes në politikë.

Duke bërë gjeste me duar, në një video të publikuar nga portali “Infokus”, Konjufca dëgjohet duke thënë:

“Për nga definicioni, me mendu në mënyrë subjektive, po unë, si dëshmitar – që thonë – i jetës tem, edhe secili është i t’vetes, ka diçka misterioze, që nuk arrij me shpjegu dot, që nuk arrij me shpjegu dot, pse m’ka shty n’këtë drejtim. Domethanë, unë ende nuk kam mujtë me gjetë shpjegime racionale. Domethanë, n’këtë kuptim, kjo është edhe arsyeja pse m’pëlqen letërsia latino-amerikane. Munohet me, me, me… me na eduku që jeta e njeriut është goxha misterioze” – tha Konjufca, duke e vazhduar përshkrimin e tij për jetën.

“Nuk është jeta e njeriut njëfarë lloj qelqi transparent, ku qelqi është në mes, këtu, n’këtë pjesë, kjo është jeta, tu shku përpara dhe ne shohim përtej, përtej… përtej dritares, përtej qelqit që është transparent” – e shpjegoi Konjufca pikëpamjen e tij interesante për jetën.

Më tej, ai tha se as nuk e kanë ditur që do të përfundojnë në politikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit