13.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Hajnat e plagosin një polic në Klinë, kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e priftit

- Advertisement -

Një zyrtarë policor është plagosur nga disa hajna në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për media se disa persona kanë hyrë në shtëpinë e banimit të priftit, dhe policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gashi ka njoftuar se policia ka hasur në rezistencën të personave të dyshuar dhe me ç’rast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit.

Sipas PK-së, zyrtari policor është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë.” – tha Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit