24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Rama mohon se ka blerë asamblistë, thotë se opozitarizmi përdoret si element bllokues

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mohuar se ka “blerë” asamblistë për të çuar përpara projektet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Në emisionin “DPT Te Fidani”, Rama ka insistuar se asamblistët janë të zgjedhur nga qytetarët. Ai ka pasur akuza për bllokimin e Planit Zhvillimor të Prishtinës.

“Nuk kam blerë asamblistë. Të gjithë asamblistët që janë aty, janë të zgjedhur nga qytetarët. Kur ju e prezantoni dokumentin, përse e ndalni atë proces, për çfarë arsye e ndalni”, ka thënë Rama duke folur për bllokimin e Planit Zhvillimor të kryeqytetit.

“Egot naive që duan të ndalojnë zhvillimin e qytetit, opozitarizmin e shohin si element bllokues. Kjo është logjikë e prapambetur, e të ashtuquajturve politikanë që në emër të opozitarizmit e bllokojnë zhvillimin e kryeqytetit. Nuk e kuptojnë çka është opozitarizmi”, ka akuzuar Rama.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit