12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Rama me shqiptarët në ShBA: Dua votën tuaj për të anëtarësuar Shqipërinë në BE

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin me shqiptarët e Amerikës. Ai iu kërkoi mbështetjen me votë në zgjedhjet e 2025 për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.

Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës bashkë me kolegët e PS dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se njëherë gjatë këtyre viteve, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri, edhe ky është një premtim i mbajtur. Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve. Ky është kryeangazhimi i Partisë Socialiste”, tha Rama.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit