20.4 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Rama: Kjo është fuqia e madhe e PS-së – gra, burra, vajza e djem i bën bashkë jo për partinë, por për Shqipërinë

- Advertisement -

Rama: Kjo është fuqia e madhe e PS-së – gra, burra, vajza e djem i bën bashkë jo për partinë, por për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sonte ka përmbyllur fushatën në Durrës, ku është shprehur se shpreson dhe beson që shumë demokratë do t’i bashkohen pesës, siç tha ai, jo Partisë Socialiste, por do t’i bashkohen Shqipërisë siç tha, për t’iu dhënë fuqi më të madhe.

Rama tha se ata do t’i japin një fuqi më të madhe që ta mbyllin me sukses siç e quajti ai, krushqinë me Bashkimin Europian.

“Kështu që unë shpresoj dhe besoj që shumë demokratë do t’i bashkohen pesës, jo Partisë Socialiste, do t’i bashkohen Shqipërisë për të na dhënë një fuqi më të madhe. Për të na dhënë një fuqi më të madhe që ne ta mbyllim me sukses krushqinë me Bashkimin Europian. Këtu ne nuk jemi për të marrë votat që na duhen për të bërë qeverinë. Ne votat për të bërë qeverinë i kemi pa fushatë fare, ne 71 vota i marrim pa fushatë”.

“Këtu ne jemi për të siguruar për të bërë ç’mos që gjithkujt t’i shkojë mesazhi që Shqipëria sot ka nevojë për një fuqi që të jetë përtej partive, ka nevojë për një fuqi popullore ku të majtë e të djathtë nuk shohin njëri-tjetrin, por shohin bashkë drejt përpara. Ka nevojë për një fuqi që t’i jap atë që ne nuk na i dhanë dot prindërit tanë, prindërve tanë nuk ia dhanë dot gjyshërit tanë, gjyshërve tanë nuk ia dhanë dot stërgjyshërit tanë dhe kështu mbrapa në kohëra qysh nga Skënderbeu i Krujës, profeti i historisë tonë kombëtare, i cili na e përcaktoi fatin, na e tha kur vuri barrikadën dhe i vuri shpatullat perëndimit, “që fati ynë, i stërnipërve të tij është Europa”.

“Sot ne na jepet kjo mundësi e artë që atë profeci, që pastaj rilindasit tanë e kthyen në amanet, na e lanë me shkrim, “dielli për ne lind nga perëndon” të mund ta materializojmë duke e çuar këtë flamurin kuq e zi në oborrin e asaj shtëpisë së madhe dhe duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë një fati që ka qenë gjithmonë një fat ndëshkimi për ne, pasi me zakon Zoti na ka vënë këtu në mes të Europës një nga popujt më të vjetër, kurse me ligj kemi mbetur një popull të huajsh këtu në mes të Europës. Na trajtojnë si të huaj, pavarësisht se jemi ngjitur me ta. Kur shkojmë atje, nuk jemi njësoj si ata, sepse kemi të drejtë të lëvizim nëpër vendet e tyre, por prapë mbetemi të huaj, ndërsa me atë pasaportë nuk kemi më nevojë për asnjë pasaportë tjetër në botë për të pasur dinjitetin e barabartë me ata”, tha ai.

Rama u shpreh se Durrësi i 2030-s do të ngjajë me Durrësin sot, siç u shppreh, aq sa ngjan Durrësi sot me Durrësin para 10 vjetësh.

“Me atë pasaportë kuq e zi, shqiptarët e Italisë, të Greqisë, të Gjermanisë, kudo qofshin do të mund të jenë aty pa pasur nevojë të ndërrojnë pasaportën për të gëzuar të njëjtat liri, të njëjtat të drejta. Ndërkohë që të gjithë fëmijët e këtij vendi do të mund të shkojnë të studiojnë, jo më si studentë të huaj, për të cilët prindërit paguajnë dhjetë herë më shumë sesa paguajnë prindërit e fëmijëve atje, por si studentë europianë të Bashkimit Europian. Me këtë pasaportë Shqipëria bëhet e madhe sa Bashkimi Europian, Bashkimi Europian bëhet i vogël sa Shqipëria”.

“Ndërkohë, patjetër mund të flisja këtu gjatë, Ani preku çfarë ne kemi bërë e ç’a do bëjmë për Durrësin, por ju siguroj që Durrësi i 2030-s do të ngjajë me Durrësin sot, aq sa ngjan Durrësi sot me Durrësin para 10 vjetësh. Do të jetë një Durrës ku të gjitha projektet do të kenë marrë formën e tyre, ku porti i ri tregtar do të jetë operativ, ku porti turistik do të jetë operativ, ku rritja ekonomike do të jetë realitet, ku vendet e punës do jenë shumë më tepër pasi shumë më tepër tregti do të bëhet në Durrës, shumë më tepër ekonomi do krijohet në Durrës por prapë e përsëris, ne duhet të mos harrojmë që në fund të ditës historia e shqiptareve ka qenë dhe ka mbetur gjithmonë jo një histori për tu bërë më të pasur në radhë të parë, por një histori për të mbijetuar me dinjitet dhe është momenti të vendosim dinjitetin dhe identitetin tonë europian në një pasaportë”, është shprehur ai.

Rama gjithashtu tha se fuqia e madhe e PS-së  është se gra, burra, vajza e djem i bën bashkë, siç tha ai, jo për partinë, por për Shqipërinë

“Motra dhe vëllezër mund të flisja dhe shumë më gjatë se është shumë bukur këtu, por nuk dua të zgjatem më tutje dhe dua t’ju lë sot me besimin e madh se ju nuk do të ndaleni dhe se nuk do të lini që askush rreth jush, i afërt ose i njohur të mos vijë me ju në kutinë e votimit për të nxjerrë nga hapja e kutive një det të madh kuq e zi edhe këtu në Durrës, në qarkun e Durrësit”.

“Dhe në fund fare dua t’ju them të gjithë atyre që thoshin ç‘janë këta, pse Edi Rama bën mbledhje vetëm me gratë. Shikoni tani sa burra ka ardhur pasi u mblodhën një herë gratë. Ja pra kjo është forca e gruas, kjo është forca e grave dhe vajzave dhe kjo është fuqia e madhe e Partisë Socialiste, që gra, burra, vajza, djem i bën bashkë jo për partinë, por i bën bashkë për Shqipërinë”, u shpreh tutje Rama.

Të ngjashme

Të fundit