12.4 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Rama kërkon votën nga diaspora për të “ndryshuar kahjen e historisë”

- Advertisement -
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin me diasporën në Milano, ku kryefjalë kishte “Shqipërinë në BE”.

“Çdo shqiptar që don të shprehet me votën e vetë ka mundësi ta bëj kudo që është jashtë kufirit. Ishte e thënë që në të parat zgjedhje ku shqiptarët e Evropës dhe botës të marrin pjesë, fati ynë të na sillte në një zgjedhje që është një përballje përfundimtare me historinë tonë, duke na dhënë shansin që me një votë të ndryshojmë rrjedhën e historisë”, tha Rama.

Sipas tij këto zgjedhje janë “si një udhëkryq, për partinë që do qeverisë për katër vite dhe një votim historik përtej partive, që ne mund ta bëjmë Shqipërinë zonjë anëtare të familjes evropiane”.

Rama u shpreh se Shqipëria ka shansin të jetë pjesë e familjes evropiane dhe se këtë shans nuk mund ta humbasë për asnjë arsye.

“Kjo është e përpjeta e fundit, dhe është fundi i historisë sonë jashtë Evropës dhe përpara nesh kemi vetëm një datë 11 majin dhe pastaj kemi vetëm një mandat 4 vjet për të fituar bastin historinë me Evropën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Evropën”.

Për kreun e qeverisë, “sot është dita e shqiptarëve”.

“Shqiptarët sot janë më mirë se ç’kanë qenë kurrë më parë në historinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht. BE na ka vënë përpara një plan të dakordësuar që ne të mbyllim marrëveshjen e anëtarësimit duke mbyllur negociatat brenda 2027. Shqiëpria 2030 do të jetë një shtet i ri”.

Një fjalë Rama ka pasur edhe për akuzat “se nuk duhet të votohet” pasi një pjesë e zyrtarëve socialistë ka pasur probleme me drejtësinë.

“Në këto vite ne kemi pasur mbi 60 ministra dhe qindra kryetarë bashkie, komune dhe nëse disa prej tyre janë gjendur në probleme me drejtësinë e re që ne krijuam me vullnetin e lirë, kjo nuk do të thotë që ne duhet të ulim kokën”.

Duke folur për opozitën ai ka thënë se “ata janë këneta, që kanë penguar drejtësinë”.

“Unë, ju, të gjithë bashkë mund ta mbrojmë drejtësinë prej tyre”.

Kryeministri nuk la pa përmendur edhe partitë e reja duke i ironizuar ato se sipas tij nuk kanë asgjë tjetër të re veç fytyrës së tyre, ndërsa shtoi se i kanë mbushur listat e mbyllura, me familjarë të tyre.

“Të re kanë vetëm fytyrën asgjë tjetër nuk kanë. Ju premtojnë qiqra në hell. Kush nuk ka gjë në dorë, mund të të premtojë të të falë gjithë Milanon. Të çosh votën tek ata është ta çosh dëm”.

Ai bëri thirrje pa dallim, drejtuar edhe demokratëve, se 11 maji nuk është një ndeshje futbolli, por një përballje me historinë, ndërsa theksoi se PS-së i duhet një fitore popullore dhe se kurrsesi nuk mund të humb shansi i Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Të ngjashme

Të fundit