“Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në Kryeqytet, znj. Pllana ka qenë pjesë e proceseve kyçe institucionale, duke kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve. Shprehim mirënjohje dhe besim të plotë në aftësitë e saj për të udhëhequr me sukses investimet kapitale dhe për të avancuar projektet me rëndësi strategjike. Njëkohësisht, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për Sokol Havolli për kontributin e tij, përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë ushtrimit të kësaj detyre deri tani. I urojmë znj. Pllana suksese të vazhdueshme në këtë përgjegjësi të re, ndërsa z. Havollit i dëshirojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional”, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama






