Home Lajme Qytetarët që kanë paguar për rrymën në veri deri në vitin 2012 s’do të kompensohen

Qytetarët që kanë paguar për rrymën në veri deri në vitin 2012 s’do të kompensohen

0
Qytetarët që kanë paguar për rrymën në veri deri në vitin 2012 s’do të kompensohen

Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë paguar për rrymën e shpenzuar nga serbët në veri deri në vitin 2012 nuk do të kompensohen.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, dhe shoqëria civile kanë bërë me diej se qytetarët e Kosovës e kanë humbur të drejtën e tyre ligjore për kompensim të këtyre faturave.

Kjo pasi ligji përcakton se periudha retrospektive e kompenzimit nuk mund të shkojë përtej pesë viteve.

“Në raport me shkeljen e të drejtave të qytetarëve, në këtë rast të konsumatorëve, shkeljet kanë ndodhur në çdo moment kur ka pasur faturim të kësaj natyre”, ka thënë Avokati i Popullit për “Radion Evropa e Lirë”.

Njëtë mëndon edhe Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Nëse flasim për borxhet përpara vitit 2012, sipas Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve, tanimë kjo kërkesë është parashkruar [v.j. vjetruar] dhe nuk ka më mjet juridik për ta fituar në gjykatë. Në situatën në të cilën jemi, kjo e drejtë tanimë është e humbur”, është shprehur Shala.

Sipas REL, nga 1 qershori i këtij viti do të nisë kompensimi i vetëm për faturat e paguara nga viti 2012 deri më 2017.

Procesi i kompenzimit do të zgjasë deri në vitin 2030.

Exit mobile version