11.9 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Qytetarët përfitojnë biletë falas në Prishtinë me biletë autobusi nga çdo qytet i Kosovës

- Advertisement -

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj, bëri të ditur se çdo qytetar që paraqet një biletë valide të udhëtimit nga një qytet i Kosovës, mund të përfitojë një biletë të integruar falas në Prishtinë.

Prelvukaj tha për Ekonomia Online se qëllimi i kësaj mase është zvogëlimi i barrës financiare për qytetarët dhe lirimi i komunikacionit në kryeqytet.

Ai vë në dukje se ky proces vlen për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për studentët, dhe po ndihmon në vetëdijesimin për përdorimin e transportit publik,” tha ai.

Kjo iniciativë është promovuar në të gjitha mjetet e informimit dhe sipas Prelvukajt çdo ditë po rritet numri i përfituesve.

“Si proces është i rregulluar që qytetari duhet ta ketë biletën që ta ketë si dëshmi që është ardhur nga një qytet i caktuar. Me atë dëshmi në sportelin tonë e prezanton dëshminë dhe e merr biletën e integruar falas. Çdo qytetar e jo vetëm studentët. Qëllimi i këtij veprimi është zvogëlimi i barrës së shpenzimeve lidhur me trafikun. Kjo kjo ka qenë me qëllim lirimin i komunikacionit të qytetit, në mënyrë që të vetëdijesohen qytetarët dhe ta shfrytëzojnë trafikun.

Kushti i vetëm është që bileta e udhëtimit të jetë valide për atë ditë dhe të jetë lëshuar nga ndonjë qytet brenda Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit