Pas publikimit të statusit kontravers, qytetarët nga Maqedonia e veriut e kanë bërë horë Ministrin e Drejtësisë Jeton Shasivarin.
Kundër qëndrimit të tij dolën edhe vetë partiakët e tij nga VLEN, siç është Xhemë Baruti Lamallari, ish luftëtar, i cili në koment tregon bindjet e tij pro UÇK-së dhe kërkon liri për Çlirimtarët.

Një numër i madh i komenteve negative ka bërë që Ministri Shasivari të bllokojë komentet dhe të mos lejon që qytetarët të shprehin mendimin e tyre në lidhje me qëndrimet e tij, që po percoptohen si kundër UÇK-së.
Në vijim keni disa nga komentet.

“Çfarë të duhej ky shkrim, i nderuar ministër?
Çfarë mund të ndihmojë ky mesazh i yti tek palët që ke përmendur?
Cilat janë pikat që e prekin ministrinë që ju drejtoni, me rastin në Kosovë dhe Gjykatën Speciale në Hagë?
Ju jeni ministër i Drejtësisë në RMV, i cili është shtet sovran dhe nuk ka asnjë ndikim apo lidhje me atë se çfarë po ndodh në një shtet tjetër.
Kjo deklaratë e juaja është e pamatur, e shkruar pa asnjë bazë juridike, në një ditë të diel pushimi, pa pasur aspak nevojë” ka shkruar një komentues në statusin e Ministrit Shasivari.
“I nderuar minister, asnjë gjykatë nuk mundet ta cënojë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës forcat serbe vranë civil dhe fëmijë, dëbuan nga shtëpitë e tyre njerëz të pafajshëm ku figurojnë përafërsisht deri 8700 civil të vrarë dhe të zhdukur. Përafqësuesi i juaj nga rradhet e VV-së para se të ulej në postin e kryeministrit thoshte se nuk ulem per dialog me Serbinë pa i kryer dëmshpërblim Republikes së Kosovës për dëmet e luftes por ja që u ul në një tavolinë me agresorin pa asnjë mëdyshje se çfarë kishte premtuar.
Dikush duhej te ngrihej kundër këtij agresioni dhe fatmirësisht burrat më të mirë te asaj kohe ishin të vetëdijshëm dhe krenarë për atë se çka perfaqësuan. Ne e fituam luftën, pastër, qartë dhe ata do të kthehen kryelartë. Pas lufte gjërat dolën në shesh, spiunët nuk e dinin se ku te fshiheshin (pasiqe gjatë luftës besonin se Beogradi do ti ngris në piadestalin më të lartë) por për spiunët nuk ka falje. Spiuni po u lind mos u rrit, po u rrit duhet t’ju tregohet vendi” ka shkruar një tjetër qytetar kundër qëndrimeve të Ministrit.





