9.2 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Qytetarët ankohen se jetesa pas ngritjeve të çmimeve është bërë e papërballueshme

- Advertisement -

Në dy muajt e këtij viti, kanë lëvizur çmimet e produkteve ushqimore.

Rritja e tyre sipas Agjencisë së Statistikave, ka shkuar në 1.5%.

Kjo vlerë e rritjes ka ndikuar në shportat e konsumatorit.

Shtrenjtimi i produkteve ushqimore po prek në vazhdimësi ekonomitë familjare.

“Ushqimi është mirë mos me u rrit, se është i nevojshëm. S’ki qare pa u ushqu, s’ki qare pa hanger, as s’ki qare pa e ble. Unë kisha thanë me rrit çmimin e duhanit, alkoolit e benzinës, se po dalin me kerre lidhje  e pa lidhje”, shprehet qytetari, Ragip Gashi.

“Për me përballu duhet me i pasë rezervat e mëhershme. Por, s’kemi më rezerva e po duhet që thojnë me lyp dikah. S’kemi, s’janë kushtet. N’vend që m’i hangër dy kafshata, duhet me hangër gjysë kafshate”, shprehet Kenan Çitaku.

E një qytetar tjetër thotë se dikush e përballon më lehtë, “dikush ka me tepericë edhe qet edhe poshtë”.

Jashtë pritshmërive të Odës Ekonomike është vazhdimi i trendit të rritjes.

Pasi sipas tyre me rënien e inflacionit edhe çmimet e produkteve ushqimore do duhej të stabilizoheshin.

“Padyshim që në ekonomitë familjare çdo rritje e çmimeve reflekton në uljen e parave që qytetarët i kanë në xhep. Fatkeqësisht, trendi i rritjes së çmimeve është duke vazhduar, edhe pse pritjet tona nuk janë këto, për shkak se rritjet e çmimeve kanë ardhë për shkak të inflacionit që e kemi importuar dhe e importojmë. Sepse me vet faktin që ne tani më shumë importojmë se sa eksportojmë, i bie që ne e importojmë edhe inflacionin, prandaj duke e importu inflacionin reflektohet në çmime”, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Sipas ASK, inflacioni edhe përgjatë muajve të parë të vitit, ka shënuar rritje. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit