Tahiri: Nesër ditë e gjatë në Kuvend, të mos bëhet lojë me ligjin për Specialen

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha se “nesër në Kuvendin e Kosovës do të jetë një ditë e gjatë”.

“Aty, me një zë, Kuvendi duhet ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Tahiri thotë se “ky ligj duhet të jetë vetëm fillimi i një reagimi proaktiv të shtetit në mbrojtje të historisë dhe të vlerës më të madhe kombëtare, luftës çlirimtare”.

“Nesër nuk duhet të bëhet lojë me asnjërin lexim”, shkroi ai.

“Në leximin e dytë duhet ta trajtojmë me shumë kujdes nëse ka mbetur diçka pa u përfshirë në Komisionin për Legjislacion, në mënyrë që të bëhet çdo amendament i nevojshëm që e përmirëson ligjin”, shtoi Tahiri.

Deputeti thitë se “kjo çështje nuk duhet të shndërrohet në fushëbetejë për interpretime politike, e as në garë se kush po paraqitet më i mirë apo më i zëshëm”.

“Nesër duhet të jetë një nisje e re. Në dy vitet që vijnë, shteti i Kosovës duhet të tregojë seriozitet në raport me procesin gjyqësor në Hagë. Kosova duhet të ketë një qasje institucionale, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës për luftën çlirimtare. Nesër nuk duhet të jetë fundi i një debati, por fillimi i një pune më të madhe të shtetit për çlirimtarët”, shkroi ai.

Të ngjashme

Të fundit