Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka mohuar se brenda partisë ekzistojnë grupe të ndara, duke thënë se diskutimet e brendshme janë pjesë e natyrës së kësaj partie.
Quni ka deklaruar se dallimet dhe diskutimet mund të bëhen publike ose të mbeten brenda organizatës, ndërsa ka bërë thirrje që çdo tension eventual të ndihmohet për t’u çtensionuar, raporton EO.
“Jo, nuk ka grupe. Nuk ka grupe. Kjo është diversiteti dhe natyra e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kemi diskutimet e brendshme. Natyrisht ato mund të bëhen mediale apo të mbahen brenda organizatës. Por për një gjë jeni të bindur: një Lidhje Demokratike e Kosovës sa më e unifikuar do të thotë një shpresë dhe progresivitet më i madh për Republikën e Kosovës. Prandaj kisha kërkuar edhe tek ju, për çdo shfaqje të ndonjë tensioni, të na ndihmoni të çtensionohet situata”, tha ai.






