28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

QUINT kërkon të pezullohet vendimi për heqjen e dinarit

- Advertisement -

Ambasadat e pesë vendeve të QUINT-it kanë kërkuar të pezullohet vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit.

Në një komunikatë të përbashkët, shefat e misioneve të SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe thuhet se pezullimi do të mundësonte një periudhë të mjaftueshme tranzicioni për komunikim të qartë dhe efektiv publik ndërsa theksuan se çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE.

Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa apo ndihma financiare nga Serbia”, thuhet në komunikatë.

Kjo kërkesë ka ardhur pas takimit që vendet e QUINT-it patën të premten me kryeministrin Albin Kurti ku pjesë e diskutimeve ishte edhe rregullorja e BQK-së. Kurti në këtë takim shprehu rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë nga të gjithë dhe në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të BQK-së.

BQK nxori një rregullore të re që pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt, sipas së cilës monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë do të jetë vetëm euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit