Qeveria themelon një grup punues për hartimin e strategjisë për korrigjimin në Apel të aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Qeveria ka miratuar një projektligj për “themelimin e grupit punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë”.

 

Kryeministri Albin Kurti tha se do të punojnë “që të bëhet korrigjimi në shkallën e Apelit”, i aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

 

“Për këtë, siç kemi thënë më parë, nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët”, tha ai.

 

Kurti tha se grupin punues do ta kryesojë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

 

Grupi punues, Kurti tha se do të bëhet “me përfaqësim institucional dhe parlamentar”.

Të ngjashme

Të fundit