15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Qeveria për zgjedhjet në veri: Presim vlerësimin e situatës nga organet e sigurisë

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tutje thotë se zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë dhe pengimi apo pamundësimi i tyre është sulm ndaj demokracisë.

“Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës. Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”, ka shkruar më tej Kryeziu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit