15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Qeveria miraton programin që e bën xhudon prioritet, “Kosova, shtet i xhudos”

- Advertisement -

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar programi “Kosova, shtet i xhudos”.

Ky program, kostoja e së cilit kap 12 milionë euro, sipas qeverisë, ka për qëllim zhvillimin dhe masovizimin e sportit të xhudos në Kosovë dhe emërtimin e Kosovës si shtet i xhudos.

Përmes këtij programi, kryeministri Albin Kurti, ka thënë që xhudo vendoset prioritet shtetëror duke u angazhuar në fuqizimin e sportit si mjet për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë si dhe promovimin ndërkombëtar të Kosovës.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, tha se ky program i ka gjashtë qëllime kryesore: infrastrukturën, fuqizimin e kapaciteteve trajnuese, masovizimin e sportit të xhudos, mbështetjen për trajnerë dhe sportistë elitarë, organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe promovimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Ky veprim vjen pas shumë vitesh sukses ndërkombëtar të Kosovës në xhudo që ka kulmuar me medalje olimpike dhe aso evropiane e botërore nga xhudistet kosovare si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit