12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Qeveria merr vendim për Komunën e Dragashit- ia jep në shfrytëzim për 15 vite dy prona

- Advertisement -

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u mor vendim për dhënien në shfrytëzim për 15 vite dy prona të kërkuara nga Komuna e Dragashit, të cilat menaxhohen nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo kërkesë e komunës ka për qëllim ndërtimin e deponisë së mbeturinave komunale për nevoja të qytetarëve në fshatin Restelicë.

Ndërsa, ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se pronat e kërkuara nga Komuna e Dragashit janë në dy parcela me sipërfaqe 13 mijë 568 metra.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit