Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka ndarë 2 milionë euro për mbështetje të mërgatës.
Këto mjete do të shpërndahen për “mbështetje të linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministr.t
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:
Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 2,000,000.00 €(dy milionë euro), për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tone”, thuhet në njoftim.
Ky vendim i Qeverisë Kurti, është marrë pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.






