18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Qeveria konfirmoi se Gazmir Raci paguhet 2 mijë euro si “Zyrtar i Antenës”, ky është reagimi i analisti pro-qeveritar

- Advertisement -

Analisti, Gazmir Raci ka reaguar pasi iu bënë publike përfitimet financiare që ai merr si i angazhuar në një program që financohet nga Bashkimi Europian.

Insajderi raportoi sot se paga që merr analisti pro-qeveritar është 2 mijë euro. Këtë e ka konfirmuar MAPL përmes një përgjigje zyrtare duke theksuar se mjetet sigurohen nga BE.

Gazmir Raci ka shkruar se projekti që ai merr pagë 2 mijë euro financohet nga BE dhe është i angazhuar në të që 7 vite.

Miq, unë punoj në të njëjtin projekt që financohet nga Bashkimi Evropian që më shumë se 7 vjet”, shkruan ai.

Gazeta Insajderi me 24 maj ka raportuar se Gazmir Raci është përzgjedhur në pozitën “Zyrtar i Antenës për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi- Kosovë në kuadër të IPA III (2021 – 2027)“.

https://www.facebook.com/share/p/LWTDA7JHhrg9sgaT/?mibextid=oFDknk

Analisti pro pushteti, Gazmir Raci shpërblehet nga Qeveria – do marrë rrogë 2 mijë euro

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit