23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Chelsea zyrtarizon Marescan

- Advertisement -

Trajneri nga Italia, Enzo Maresca do të jetë trajner i skuadrës së Chelseat.

Ekipi nga Londra, të hënën e ka zyrtarizuar Marescan, i cili ka firmosur kontratë pesëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Maresca punën te Chelsea do ta nis më datën 1 korrik, ndërsa në këtë post ka zëvendësuar argjentinasin Mauricio Pochettino të larguar javë më parë.

Maresca sezonin e fundit ishte në krye të Leicester Cityt, ekip që e ka rikthyer në Premier League kurse Chelsea ka paguar mbi 10 milionë euro dëmshpërblim për t’ia shkëputur kontratën.

Po ashtu, Maresca për një periudhë ka qenë edhe ndihmës i trajnerit Pep Guardiola te skuadra e Manchester Cityt.

Maresca ka thënë se është krenar që do të jetë trajner i Chelseat që sipas tij është ndër ekipet më të mëdha në botë dhe ka thënë se me padurim po pret t’ia filloj punës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit