28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kylian Mbappe ia konfirmon Macronit: Zyrtarizimi do të jetë sonte

- Advertisement -

Kylian Mbappe më në fund po e realizon ëndrrën fëmijërore.

Sulmuesi francez do të zyrtarizohet sonte si lojtari më i ri i Real Madridit.

Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në fjalë, në një bashkëbisedim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kjo bisedë është siguruar nga “RMC Sport”, gjatë vizitës së presidentit francez në kampin ku po qëndron kombëtarja e Francës para “EURO 2024”, përcjellë “Gazeta Express”.

“A është gjithçka gati? A do të zyrtarizohet sonte?”, e pyeti Macroni lojtarin.

“Po, po, sonte do të përfundojë gjithçka”, ia ktheu Mbappe.Për orën e saktë se kur do të publikohet njoftimi zyrtar nga Real Madridi, ka folur edhe gazetari i “El Chiringuito”, Josep Pedrerol.

“Mbappe do të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit sonte, saktësisht në ora 19:00”, konfirmoi gazetari spanjoll.

Ndonëse zyrtarizimi vije sonte, prezantimi i tij zyrtar do të bëhet pas “EURO 2024”, me datën e saktë që ende nuk është caktuar.

Franca dhe Mbappe do të nisin rrugëtimin në kampionatin evropian me ndeshjen ndaj Austrisë më 17 qershor, për të vazhduar me 21 qershor ndaj Holandës, dhe e përmbyllë fazën e grupeve me takimin ndaj Polonisë më 25 qershor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit