29.8 C
New York
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

Analisti pro pushteti, Gazmir Raci shpërblehet nga Qeveria – do marrë rrogë 2 mijë euro

- Advertisement -

MAPL ka konfirmuar se Gazmir Raci, analisti i njohur pro-qeveritar që ka dal si kandidat i sukeseshëm në një shpallje të publikuar nga MAPL, do paguhet 2 mijë euro. Nga kjo ministri po ashtu thanë se kjo pagë sigurohet nga fondet e BE-së.

Insajderi me 24 maj ka raportuar se Gazmir Raci është përzgjedhur në pozitën “Zyrtar i Antenës për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi- Kosovë në kuadër të IPA III (2021 – 2027)“.

Ndërsa në një përgjigje  nga MAPL, kanë konfirmuar se Raci do marrë rrogë 2 mijë euro (bruto).

Sipas ministrisë ai paguhet nga fondet e BE-së.

Paga bruto për këtë pozitë sipas Kontratës për Asistencë Teknike IPA III/2024/455-567 të dakorduar nga strukturat operative dhe miratuar nga Delegacioni i BE-së në Kosovë është 2000 euro bruto. Pagat për stafin e jashtëm si dhe të gjitha shpenzimet që lidhen me zbatimin e programit mbulohen vetëm nga fondet e BE-së“, thuhet në përgjigje.

Tutje nga kjo ministri sqaruan se ky konkurs është hapur me 3 prill 2024, dhe se Raci ishte kandidat i vetëm.

Pas përmbylljes së IPA II dhe me fillimin e IPA III është shpallur konkursi për pozitën  Zyrtar i Antenës në Zyrën në Prishtinë më datë 3 prill me afat aplikimi deri më 17 prill 2024 në përputhje me Ligjin e Punës dhe Ligjin nr. 05/l -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, neni 98 dhe neni 99. Gjithashtu i njëjti rregull është aplikuar edhe për dy programet tjera të BNK-së“, deklaroi MAPL.

Ndërsa treguan se edhe kush e ka bërë vlerësimin në komisionin e rekrutimit.

“Komisioni i rekrutimit ka qenë i përbërë nga anëtarë të dy Strukturave Operative të Kosovës dhe Malit të Zi, përkatësisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria për Çështje Evropiane e Malit të Zi dhe nga Delegacioni i BE-së në Podgoricë në cilësi të vëzhguesit. Intervista është mbajtur më datë 13 maj 2024. Pë këtë pozitë ka aplikuar vetëm një kandidat, përkatësisht z . Gazmi Raci. Komisioni i vlerësimit për pozitën Zyrtar i Antenës në Zyrën në Prishtinë pas zhvillimit të procedurave të rekrutimit, vlerësimit individual ka propozuar me raport të vlerësimit kandidatin z. Gazmir Raci“, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazetën Insajderi.

Në bazë të njoftimit të publikuar me 14 maj 2024, nga MAPL, Gazmir Raci u vlerësua me 93 pikë.

I pyetur nga Gazeta Insajderi rreth pozitës që do mbaj analisti Raci, kishte deklaruar se kjo është një ri-marrëveshje dhe se fondet janë nga Bashkimi Evropian.

“Unë punoj aty që nga viti 2017, është program i BE-së, ka pas një proces të ri ka ndodh një ri-marrëveshje dhe se fondet janë nga Bashkimi Evropian. Ka pas konkurs dhe kam qenë i vetmi kandidat“, kishte thënë Raci.

Lidhja e Racit me Kurtin

Analisti Gazmir Raci është i njohur si pro-qeveritar, ai mbështet vazhdimisht veprimet e Qeverisë dhe liderin Kurti.

Raci dikur u bë i njohur për frazën e tij “Stay Strong Brother” të cilën e tha gjatë takimit midis liderëve të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, përkatësisht Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel më 18 gusht.

Përkrahjen Kurtit ia kishte shprehur me frazën e tij Stay Strong Brother”, përcjellur me një zemër.

“Stay Strong Brother <3”, shkroi Raci atëkohë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit