28.9 C
New York
Thursday, June 13, 2024

Buy now

Kurti takoi ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Ömer Bolat

- Advertisement -

Pak para fillimit të Forumit të parë Ekonomik Kosovë-Turqi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit nga ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare dhe u trajtuan mundësitë dhe hapat e mundshëm përpara për thellimin e mëtejmë të tyre dhe rritjen e investimeve të dyanshme. Forumi Ekonomik që po mbahet sot në Stamboll dhe nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët për Themelimin e Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO), nesër në Ankara ndërmjet ministrit Bolat dhe ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, janë disa prej hapave konkretë në këtë drejtim.

Kryeministri Kurti, që ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, Shefi i Stafit, Luan Dalipi, dhe zëvendësministri i Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mentor Arifaj, falënderoi ministrin Bolat dhe shtetin turk për mikpritjen përgjatë gjithë vizitës së tij dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës që ka përshkruar etapa të ndryshme, nga çlirimi deri te shpallja e pavarësisë dhe rritjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Në Stamboll sot po mbahet Forumi i parë Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Krahas kryeministrit Kurti, aty po marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga kabineti qeveritar, në mesin e tyre, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit