1 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Qeveria e Shqipërisë miraton shpërblimin për punonjësit e Policisë së Shtetit

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, bëri të ditur se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të enjte është miratuar akti për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Hoxha u shpreh se motivimi i Policisë së Shtetit do të jetë një ndër prioritetet e qeverisë.

“Sot Këshilla i Ministrave ka miratuar një akt shumë të rëndësishëm në lidhje me shpërblimin e punonjësve të policisë. Në gusht të vitit 2024, ligji i ri i Policisë së Shtetit miratoi të gjithë veprimtarinë, rregullimin, organizimin, për dhënien e shpërblimit të Policisë së Shtetit.

Shumë shpejt dhënia e shpërblimeve do të unifikohet. Qeveria e përcakton shumë shprehimisht vullnetin e saj për misionin e rëndësishëm të Policisë së Shtetit, roli i të cilës është shumë kyç dhe motivimi do të jetë prioritet i qeverisë shqiptare”, tha ministri Hoxhaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit