“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson sekretarit Berset rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, kanë vazhduar bisedën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Kurti ka theksuar se “është e tejet e rëndësishme që, nëpërmjet pranimit në Këshill, Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit