21.6 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Qalaj: Policia e Kosovës nuk është kontaktuar asnjëherë nga Dhomat e Specializuara në Hagë

- Advertisement -

Ish drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë në procesin gjyqësor të ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ai tha se që nga koha sa ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës kanë pasur vazhdimisht bashkëpunim me misionet ndërkombëtare që kanë ndihmuar policinë.

“Unë që nga momenti kur jam bërë polic, e dini që fillimisht policia ka qenë e udhëhequr fillimisht nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut dhe deri diku në 2-3 vitet e fundit kemi punuar ngushtë me kolegët tanë të misioneve të ndryshme që kanë qenë në Kosovë. Fillimisht me kolegët e misionit të UNMIK-it që kanë qenë në Kosovë e pastaj edhe me kolegët e misionit EULEX që ende gjenden në Kosovë, e poashtu edhe me pjesëtarët e KFOR-it”, tha Qalaj.

Më tutje, ai tha se në rastin e bastisjeve të EULEX-it dhe arrestimit të disa zyrtarëve në Kosovë nga Gjykata Speciale, ka qenë hera e parë kur Policia e Kosovës nuk ka pasur asnjë komunikim me kolegë ndërkombëtar.

Qalaj tregoi se në takim me misionet ndërkombëtare ka kërkuar vazhdimisht që të njoftohen në rast se ka ndonjë operacion ose bastisje nga misioni ndërkombëtar në Kosovë, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Unë kam pasur disa takime me partnerët ndërkombëtar përfshirë edhe me misionin e EULEX-it. Kemi diskutuar edhe për çështjen e Dhomave të Specializuar këtu në Hagë dhe kam kërkuar që në çdo rast nëse ka ndonjë vendim nga Dhomat e Specializuara, për ndonjë operacion, bastisje, arrestim në Kosovë, me këto të merret Policia e Kosovës bazuar në Ligjin mbi Policinë e Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit