15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Qalaj në Hagë: S’kemi hapur rast në lidhje me dosjet në OVL, është kompetencë e Prokurorisë këtu në Hagë

- Advertisement -

Ish drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë në procesin gjyqësor të ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Qalaj tha se në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve nga ZPS-ja është informuar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovë, pasi sipas tij, vet ai ka qenë jashtë shtetit.

Ai tha se Policia e Kosovës nuk mund ta hetojë këta rast sepse bie nën kompetencat e specializuara këtu në Hagë.

“Zyrtarët e veteranëve të luftës kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që ky rast të hetohet, hetuesit të cilët kanë qenë në zyrat e veteranëve. Pasi që i është bërë kërkesë për hapjen e rastit  kanë kontaktuar me drejtorin e departamentit për hetime, e pastaj ka kontaktuar me prokurorin e prokurorisë së Kosovës. Dhe nga ai kam marr përgjigjen se Policia e Kosovës nuk mund ta hetojë këta rast sepse bie nën kompetencat e specializuara këtu në Hagë. Zyrtarët e organizatës së luftës të UQK-së, kanë kërkuar nga policia qe ky rast të hetohet nga policia e Kosovës dhe Prokuroria speciale e Kosovës, por prokuroria ka kërkuar që Policia mos të hap rast dhe mos të hap rast sepse është kompetencë e prokurorisë këtu në Hagë”, tha ai.

Qalaj u pyet në Hagë është normale qe ju të udhëzoheni qe mos ta hetoni çështjen kësaj natyre.

“Ka pasur rase kur rastet janë hetuar vetëm  nga policia e unikut sepse në atë kohë policia nuk ka pasur mundësi. Që nga pavarësia e Kosovës ka qenë policia e Kosovës është ndërmarr me shumicën e rasteve”, tha Qalaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit