Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka kritikuar zyrtarët e pushtetit që sipas tij, po “turren në Liqenin e Ujmanit” dhe për deklaratat se në atë pjesë është shtrirë sovraniteti.
Qalaj ka thënë se nuk ka sovranitet në atë pjesë pa integrimin e komunitetit serb atje dhe se zyrtarët qeveritarë nuk e dinë se çfarë është sovraniteti.
Madje, ai në emisionin “InfoNata”, ka thënë se dështimi më i madh i kësaj qeverie është fshehja pas veriut.
“Qeveria e Kosovës nuk e di çfarë është sovraniteti, flasin pa lidhje ndërsa nuk punojnë asgjë. Të fshehësh pas veriut siç po e bënë edhe presidenti i Serbisë me veriun e Kosovës, është dështimi më i madh i kësaj qeverie. Disa qytetarë në mënyrë të orkestruar nga vet Qeveria, shkojnë dhe lahen atje, që duket se situata është e mirë e duke u ruajt me polic…. Komplet një qeveri, komplet deputetët e Vetëvendosjes të turren të gjithë në Ujman që s’kanë dhënë asnjë kontribut të vetëm për këtë shtet dhe ta paraqesin si rezultat të madh, besoj që ndoshta s’duhet diskutuar”, ka thënë Qalaj.
I pyetur nëse po shfrytëzohet për poena politik ia ka thënë “absolutisht s’ka asgjë tjetër”