Christopher Hill: UÇK-ja ishte e bashkuar për lirinë e Kosovës

- Advertisement -

Ish-i dërguari amerikan për Kosovën, Christopher Hill, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte e bashkuar rreth synimit për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, por nuk kishte një organizim të mirëfilltë vertikal.

Hill tha se nuk kishte vërejtur që mesazhet nga udhëheqja e UÇK-së të përcilleshin dhe të zbatoheshin në nivelet më të ulëta të strukturës.

“UÇK ishte një organizatë, që donte pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Unë nuk ndjeva se kishte ndonjë organizim të mirfilltë vertikal, ku mesazhet nga kreu do të ekzekutoheshin nga pjesa poshtë. Në atë kohë, kishte shumë njerëz që donin të ishin në krye të UÇK-së, që të ishte ushtri e mirfilltë, që të merreshin më seriozisht nga vendet e perëndimit.”

Ai theksoi se brenda UÇK-së kishte përpjekje për të krijuar përshtypjen se ajo ishte një ushtri e mirëorganizuar dhe e disiplinuar, me synimin që të merrej më seriozisht nga vendet aleate të NATO-s

Të ngjashme

Të fundit