19.7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

PZAP: Subjektet politike u gjobitën me mbi 644 mijë euro, vetëm 101 mijë të paguara deri tash

- Advertisement -

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqyrtuar një total prej 642 ankesa të parashtruara gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme të Kuvendit të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt, ku përmes një komunikate, PZAP ka bërë publike vendimet e marra gjatë periudhës së shqyrtimit të këtyre ankesave.

Nga këto ankesa, janë aprovuar 249 vendime, 242 janë refuzuar, 73 janë cilësuar të palejuara, 4 janë tërhequr, 53 janë të pas afatit dhe dy janë pranuar pjesërisht.

Po ashtu, PZAP ka dorëzuar 17 ankesa në Komisionin e Pavarur për Media dhe dy ankesa në Këshillin e Mediave të Shkruara.

Tutje, PZAP njofton se në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-ja për subjektet politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644,100.00 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101,000.00 euro.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit