8.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë

- Advertisement -

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka miratuar një propozim të qeverisë për të nënshkruar një marrëveshje me Bjellorusinë për krijimin e qendrave për trajnimin e përbashkët të personelit ushtarak.

Në një dekret të publikuar në portalin e qeverisë, Putin ngarkoi Ministrinë e Mbrojtjes që të zhvillojë bisedime me Bjellorusinë dhe në rast të një marrëveshjeje të nënshkruajë në emër të Federatës Ruse, shkruan Anadolu.

Në një shënim shoqërues thuhet se qëllimet e qendrave të trajnimit janë përmirësimi i nivelit të koordinimit dhe trajnimi luftarak të ushtarakëve.

Ushtria gjithashtu do të shkëmbejë eksperienca për përdorimin e armëve, pajisjeve ushtarake dhe speciale, si dhe “zotërimin e aftësive praktike”.

Bjellorusia gjithashtu miratoi projektin dhe tha se tre qendra të tilla tashmë po funksionojnë, dy në Bjellorusi dhe një në Rusi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit