9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Putin e pranon: Kemi mungesë ilaçesh për shkak të luftës

- Advertisement -

Ndërsa ilaçet me recetë janë të përjashtuara nga sanksionet perëndimore të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë, dërgimi i tyre në Rusi është i vështirë për shkak të problemeve që ka shkaktuar lufta në transport, sigurime dhe dogana, si dhe kufizime të tjera, sipas zyrtarëve në industrinë farmaceutike.

Ka mungesë të disa ilaçeve pavarësisht nga fakti se ne pamë që prodhimi farmaceutik në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar u rrit me rreth 22 për qind,” tha Putin gjatë një takimi televiziv me zyrtarët.

“60% e ilaçeve në treg janë vendase. Megjithatë, ka pasur mungesë të disa prej ture dhe çmimet janë rritur”, shtoi ai.

Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar, rusët nxituan të blinin dhe grumbullonin ilaçe, me qytetarët që blenë ilaçe në vlerë prej një muaji në vetëm dy javë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit